Prej dy javësh banorët e zonës së Shpatit në bashkinë e Elbasanit po përballen me mungesën e energjisë elektrike me orare të tejzgjatura.
Sipas denoncimeve të banorëve të zonës kjo është java e dytë që ata përballen me shkëputje të energjisë elektrike që në orën 06:50 të mëngjesit e deri në orën 17-18:00 të pasdites.
Mungesa e tejzgjatur e elektricitetit prej ditësh po dëmton jo vetë familjet por edhe dyqanet e zonës që po përballen me sfiden e ruajtjes së produkteve ushqimore nën temperaturat e larta që kanë prekur vendin.
Sipas informacioneve OSSHE Elbasan po kryen disa punime në rrjet por mungesa e energjisë elektrike prej afro 12 orësh po vë në dyshim besueshmërinë dhe aftësinë e punonjësve të OSHE për të riparuar një difekt.
Edhe pse ka kaluar orari zyrtar i punës energjia sërisht mungon në qindra fshatra të zonës së Shpatit.


