Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur sot në orën 15:50 në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri të Kosovës. Policia e Kosovës njoftoi se për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar edhe një armë.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, – tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës. Është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, motive dhe identititeti i viktimave.