1 Maji, Murataj: Unë jam me puntorët ata të vrarë nga vjedhja dhe ata të shtypur nga babëzia.

0
76

Nga Erion Murataj

Unë jam me puntorët ATA të vrarë nga vjedhja dhe ATA të shtypur nga babëzia.

Ata të paburrat e 33 viteve të politikës janë bashkë dhe në mort dhe në vjedhje.

Si të tillë sot skan moral të flasin për puntorët .

Puntorët njerzit frymor me nder e moral që i thonë mirmëngjes punës pëpara lindjes së diellit .

Puntorët shqiptar të cilët ndërtuan dy her një vend të shkatërruar , njëherë nga luftrat gjeopolitike në 44′ dhe një herë nga politika antishqiptare e të shiturve ne 1997 .

Puntorëve të cilët në Elbasan vdesin se vinci këputet sepse lekët për mirmbajtje vidhen .

Puntorëve të cilët nuk vlejnë as sa një palë doreza e një kapele po detyrohen të punojnë në diell me duart plagë se paratë që i paguajnë si taksa vidhen e nuk shkojnë për mjete pune .

E teksa laviret politike bëhen bashkë sa herë ndiejnë erën e parave puntorët o rropaten o vdesin.

Unë smund të them më shumë se kaq .

Në fakt fjala sot është e puntorëve , sot e cdo ditë në fakt .

Në fakt puntorët do duhet të flisnin fortë përpara kutisë së zgjedhjes .

Në fakt përballë saj do duhet të vendosin mes atyre që janë bashkë në mortin e në vjedhjen e puntorëve apo të bëhen bashkë e ti thonë mirmëngjes nderit, moralit e punës .

Në cdo rast puntorët do duhet të ndajnë nëse do ndërtojnë e të zgjedhin ata që shkatërrojnë për ti skllavëruar në përjetësi apo të bashkëndërtojnë një të ardhme me përfaqsues të punës .

Dersa puntorët të kthjellohen për zgjedhjen e tyre të paburrat e 33 viteve do të jenë bashkë dhe në mort dhe në vjedhje .