
Në fushë deri 40 vjeç, ambasador deri 45. Kjo është e ardhmja që e pret C.Ronaldo-n në Arabinë Saudite. Ylli portugez pritet t’i thotë “po” këtij propozimi sheikësh, ndërsa firma pritet të hidhet brenda këtij viti. Dëshira e tij ishte të gjente një skuadër për të konkurruar në nivele të larta në Evropë, por kjo me sa duket është e pamundur, pasi në tavolinë nuk ka asnjë oferte konkrete, detaj që e ndau përfundimisht me agjentin e tij historik, Jorge Mendez.

Shifrat që janë në valle janë me të vërtetë të pa rezistueshme qoftë dhe për një lojtar të kalibrit Ronaldo. E gjithë marrëveshja, e cila parashikon që deri në 2025 të luaj futboll, ndërsa nga 2025 deri në 2030 të bëj rolin e ambasadorit shkon në 1 miliardë euro përfitime.

Arabia Saudite shpreson të fitoj të drejtën për të organizuar Botërorin në 2030, së bashku me Egjiptin dhe Greqinë, një rol të rëndësishëm për këtë pritet të ketë edhe CR7, për të promovuar Arabinë Sauditë, praktikisht siç bëri Devid Beckham me Katarin.

Për momentin CR7 ndodhen në Doha, aty ku po shijon disa ditë pushime pasi u stërvit për një periudhë të shkurtër me Real Madrid.
(BalkanWeb)
