Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ju bënë apel qytetarëve që të vaksinohen pranë qendrave shëndetësore.
Ajo shprehet se “562,418 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer më shumë se 1 milion e 290 mijë vaksinime”.
“Shfrytëzoji ditët e mbetura të këtij muaji për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose pikë vaksinimi të përqëndruar kudo në vend”, apelon ministrja.
Në 24 orët e fundit janë kryer 10,182 vaksinime. Gushti është muaji i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.
atsh