1 muaj pas lindjes, 16 kg më pak; Klea Huta tregon problemin që e “detyroi” të binte shumë shpejt nga pesha

0
329

Këngëtarja dhe moderatorja Klea Huta, prej disa muajsh është bërë mama për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti Elgit Doda, u bënë prindër të një djali me emrin Krid.  Klea gjithnjë ka qënë e kujdesshme për paraqitjen pasi është një personazh public dhe imazhi është  një nga gjërat më të rëndësishme, por dhe tani pas lindjes ajo duket më në formë se kurrë.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar as fansave të saj të cilët nuk kanë pritur për ta pyetur se cili ishte secret. Pyetje të cilës klea i është përgjigjur kështu:

“Mendoj se është edhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, mu desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”

Nuk e dimë se cilat janë komplikacionet që Klea ka patur por gjenetika me siguri ka bërë punën e saj.

living