shumicën e rasteve, binjakët ndajnë të njëjtën ditëlindje. Por binjakët e porsalindur në Kaliforni kanë ditëlindje të ndryshme madje edhe vite të ndryshme lindjeje.
Alfredo Trujillo i vogël lindi në orën 23:45 më 31 dhjetor 2021, në Qendrën Mjekësore Natividad në Salinas, Kaliforni. Ndërsa motra e tij binjake Aylin lindi disa minuta më vonë, në mesnatën e 1 janarit 2022.
Nëna Fatima Madrigal tha se ishte e befasuar dhe e lumtur që Aylin mbërriti në mesnatë.
“Është çmenduri për mua që ata janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha ajo.
Binjakët kanë tre vëllezër e motra më të mëdhenj, dy vajza dhe një djalë.
Rreth 200,000 binjakë lindin në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe ata përbëjnë pothuajse 3% të të gjitha lindjeve. Shanset që binjakët të lindin në ditë të ndryshme në vite të ndryshme, rreth një në 2 milionë./abcnews.al