“1 në 50 shqiptarë të Britanisë është në burg”? Si qëndron e vërteta e raporteve në mediat angleze

0
27

Daily Telegraph e Londrës, e njohur si media e së djathtës dhe shumë pranë konservatorëve që humbën zgjedhjet, dhe vazhdimisht e përkushtuar për çështjet ndaj emigracionit, shkruan se sipas një analize të kësaj gazete, një në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg, duke ju referuar tabelës së kriminalitetit nga të huajt.

Mund të këtë një marazh gabimi, shkruan gazeta, pasi shumë të huaj mund të kenë marrë lejen e përhershme të qëndrimit, por nuk kishin aplikuar për pasaportë britanike. Shifra e burgimeve për shqiptarët ka qenë 232.23 veta për 10 mijë banorë ose 1 në 50 shqiptarë. Kjo e dhënë është përllogaritur bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë në 2021, ku rreth 68 mijë e 700 shqiptarë të lindur jashtë Britanisë jetojnë në Britani dhe përjashto rreth 16 mijë pa pasaportë britanike, e çon shifrën në 52 mijë shqiptarë.

Në kushtet kur ka pasur 1227 shqiptarë të burgosur, shkruan Daily Telegrapgh e Londrës, rezulton se 2 për qind e shqiptarëve janë në burgje, ose 1 ne 50. Po kjo gazetë, shkruan se kjo analizë e vetë gazetës, mund të ketë nënvlerësuar numrat e shqiptarëve pasi nuk merr parasysh rreth 12 deri 14 mijë që kanë mbërritur pas censusit me gomone që e ul në 1 në 100, duke e zmadhuar dyfish problemin real. Shqiptarët janë në krye të listës të pasuar nga Kosovaret, vietnamezet, algjerianet, xhamajkianët, irakianet, somalezet e me e radhë, të cilët kanë ardhur me numra akoma më të mëdhenj se shqiptarët vitet e fundit.

Faktikisht nuk ka shifra reale të numrit të saktë të shqiptarëve që jetojnë legalisht dhe më e rëndësishmja ilegalisht në Britani, por shifra e censusit padyshim është e pasaktë si pikë referimi, dhe shifrat mund të jenë disa fish më shumë. Qoftë edhe ky fakt e bën të pasaktë pretendimin, pasi nuk bazohet në një shifër reale duke e zmadhuar problemin. Kjo mendohet se është pjesë e luftës politike sidomos nga konservatorët e qendrës së djathtë dhe nuk është hera e parë që shqiptarët bëhen “kokë turku”,  për politikën siç ka ndodhur kur sundonin konservatoret.

Kjo mendohet se lidhet edhe me luftën për zgjedhjen e udhëheqësit të ri të opozitës ku konkurron edhe  vetë ish-Ministri për Emigracionin, Robert Jeneric, i cili ka kërkuar de fundmi që qeveria e re të pakësoj dhënien e vizave për ato vende nga vijnë shumica e kriminelëve të huaj në Britani, në rastin konkret edhe për shqiptarët, edhe pse marrëveshja mes Ramës dhe Sunak trumpetohej dhe ende trupemtohet si shembull i luftës kundër emigracionit, që duhet aplikuar  me vënde të tjera.

 

Top Channel