10 fluturimet e konfirmuara nga Rinasi për ditën e nesërme

0
254

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se ditën e shtunë do të zhvillohen 10 fluturime nga Tirana drejt aeroporteve europiane, siç janë Vjena, Stambolli e Londra.

Nga Shqipëria nisjet janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian.⠀⠀

“Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀⠀

✈Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim

✈Pegasus – Tiranë -Stamboll dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Londer (Luton) dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”, thuhet në njoftimin e TIA.