10 mijë më shumë, Sali Berisha mposht Bashën me numrin e ndjekësve online (FOTO)

0
179

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe Ish-kryeministri Sali Berisha sot njëkohësisht LIVE në rrjetet sociale dhe siç shihet dhe nga fotot e kapura ka një diferencë të madhe në numër të ndjekësve online.

Berisha ndiqet nga 10 mijë njerëz më shumë, përkatësisht 11.5 mijë ndjekës ndërsa Basha me 1.4 mijë të tillë. Ish-kyeministri ka nisur foltoren e parë me demokratët e Tiranës ditën e sotme dhe në të njëjtë orë po zhvillohet seanca parlamentare ku po mbante fjalën e tij kryedemokrati Basha.

Berisha në fjalën e tij hodhi akuza të tjera ndaj Bashës duke thënë se vendimin për përjashtimin e tij nga PD ai e mori në interes të karriges së tij dhe se ai ka përjashtuar nga lista shumë eksponentë kryesorë të partisë. Nga ana tjetër Basha në fjalimin e tij në Kuvend tha se demokracia shqiptare është vrarë dhe se gishti duhet drejtuar te qeveria dhe kreu i saj.

Live i Bashës:

Live i Berishës:

(E.D/faxweb.al)