Në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm, mundësia e një konflikti bërthamor nuk është më një fantazi politike, shkruan ilmessaggero.it.
Episodet e fundit të tensionit midis Izraelit dhe Iranit po nxisin frikën e një përshkallëzimi global, dhe pyetja që po shfaqet me këmbëngulje gjithnjë e më të madhe është: cilat vende në botë do të ishin më të sigurta në rast të një apokalipsi atomik?
Studimet e botuara në ”Nature Communications” ofrojnë një përgjigje konkrete.
Disa vende, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, dendësisë së ulët të popullsisë dhe mungesës së infrastrukturës ushtarake strategjike, do të kishin më shumë gjasa të mbijetonin – ose të paktën t’i rezistonin – një konflikti bërthamor në shkallë të gjerë.
Lista e 10 vendeve më të sigurta në botë:
1 – Islanda
2 – Kanadaja
3 – Australia
4 – Zelanda e Re
5 – Norvegjia
6 – Suedia
7 – Groenlanda
8 – Ishujt Fixhi
9 – Nepali
10 – Sri Lanka.