Njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.
Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.
Timë Shtari (Nëna Timë), u bë personazh i njohur për publikun pasi ajo erdhi me një rrëfim tejet interesant për jetën e saj në T7, dhënë gazetares Syzana Hajradini. Gruaja 103-vjeçare kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1-vjeçe.
Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ’së, në vend deri në orën 12:00 kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë. Ndërsa, vazhdimisht po bëhet thirrje për të dalë në votime. /Gazeta Express/