“13% më shumë gra në tregun e punës

0
337

Përpjekjet për të qenë proaktivë në përfshirjen e grave në tregun e punës dhe në zhvillimin e ekonomisë pas COVID-19, janë në prioritet të politikave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në këtë kuadër, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në takimin për rolin e faktorëve gjinorë dhe rimëkëmbjen nga ndikimet e COVID-19 e organizuar nga BERZH dhe Women20.

Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarta.

Sipas ministres Denaj, përfshirja gjinore dhe politikat për të ngushtuar hapësirat gjinore në Shqipëri mbeten kryesore për zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale.

“32% e bizneseve të reja të regjistruara në Shqipëri në vitin 2019 drejtohen nga femra dhe 30% e tyre kanë të paktën një aksionere femër. Në 6 vitet e fundit, pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur me 13%”, informoi ministrja Denaj.

Po ashtu, ajo vuri në dukje se 45% e mbështetjes monetare direkte për të lehtësuar ndikimin COVID-19 në Shqipëri u është dhënë grave./atsh