Numri i të prekurve me infeksione respiratorë është rritur me gati 1000 vetë në javën e parë të këtij viti.
“Jemi në sezon gripi. Nuk duhet të alarmohemi por nuk duhet të neglizhojmë në spitale ka raste të shtruara”- tha Bino
Bino shpjegoi në lidhej me humbjen e jetës së 70-vjeçarit nga Gjirokastra dhe theksoi se në grupet e riskut, personat qe kanë sëmundje bashkëshoqëruese virusi shkakton komplikacione të rënda.
“Pacienti i Gjirokastrës, ishte me diabet e kontrollonte me ushqime dhe jo me trajtim, konsumonte duhan. Bëri pneumoni e cila nuk u dominua me trajtim dhe kujdes”- tha Bino.
Silva Bino këshillon personelin mjekësor dhe qytetarët që kur shkojnë nëpër qendra shëndetësore të përdorin maska.
“Të përdorin maska sepse shkon për një problem kardiak, për recetë dhe merr infeksion. Maskat parandalojnë”- tha Bino.