13-vjeçarja bie nga dritarja e katit të tretë të pallatit

0
394

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë të pallatit ku jetonte pranë rrugës së Shtrausit në Lezhë.

Nga dritarja e katit të tretë ajo ka rënë në ballkonin e katit të dytë. Vogëlushja është derguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.