
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 14 shoferë pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit ose kanë qenë në timon të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.
Sakaq janë vendosur mbi 10 mijë gjoba në javën që lamë pas. Sipas bilancit të “Rrugores” Tiranë, janë bllokuar 19 automjete për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolla synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas:
Janë arrestuar 14 shtetas për:
– Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
– Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:
– 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
– 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– 33 për përdorim të xhamave të errësuar.
– 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
– 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
– 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
– 211 për parakalime të gabuara.
– 8,640 për parkime të gabuara.
Janë bllokuar 19 automjete për:
– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
