Policia ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar të kërkuar nga drejtësia në pikën e Kapshticës.
Burimet bëjnë më dije se ky person, ende i paindetifikuar rezulton i shumëkërkuar në shtetin grek.
Mësohet se ai është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Iraklios për ngacmim seksual dhe veprime abuzuese ndaj të miturve.
Ai është vënë në pranga teksa kryhej procedura e verifikimit të pasaportës.