Nga Cërriku drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një histori suksesi që frymëzon dhe jep shpresë.
Loris Qosja, një djalë i rritur me punë, sakrificë dhe ëndrra të mëdha, ka arritur të fitojë Medaljen e Artë në Olimpiadën e Matematikës, duke ngritur lart emrin e Shqipërisë.Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm qëndron edhe një histori njerëzore prekëse: një nënë e thjeshtë dhe punëtore, Klodi Qose, e cila i ka dhënë forcën më të madhe djalit të saj, besimin. Një mbështetje e heshtur, por vendimtare, që ka ndërtuar themelet e këtij triumfi.
Kjo është dëshmi e qartë se kur puna, përkushtimi dhe mbështetja e familjes bashkohen, ëndrrat nuk mbeten ëndrra bëhen realitet.
Në Olimpiadën Botërore ‘Neo Science’, e zhvilluar në Orlando, SHBA, në periudhën 9–16 janar 2026, nxënësi nga qyteti i Cërrikut, Loris Qose, nga juria e kësaj olimpiade u shpall:
Fitues i vendit të parë në Matematikë dhe u vlerësua me Medalje Ari
Fitues i vendit të tretë në Kimi dhe u vlerësua me Medalje Bronzi.

© SYRI.net


