15 vjedhje, zbulohet banda në Cërrik, policia i ndoqi, autorët braktisën makinën

0
218

Policia e Elbasanit ka dokumentuar 15 vjedhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut me një vlerë rreth 50 milionë lekë.

Banda është zbuluar pas hetimeve disa javore, ndërsa autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Dy autorët nga qyteti i Elbasanit u ndoqën nga policia, por braktisën automjetin dhe u zhdukën. Po në makinë u gjetën provat që çuan në identifikimin e tyre.Vjedhjet janë bërë në Cërrik, por edhe fshatrat e Peqinit./ db/Abcnews.al