150 familje në Cërrik në kushte të vështira sociale

0
92

Prej 20 vitesh banorët e lagjes Fermë të Cërrikut vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Ndonëse kërkesat e tyre kanë qenë të shumta kundrejt Bashkisë së Cërrikut, deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje konkrete veç se premtime.

Mungesa e kanalizimeve në këte rrugë është kthyer në një shqetësim parësor pasi në kohën e reshjeve krijohen përmbytje të mëdha. Më tepër rrezikohen fëmijët të cilët shkojnë në shkollë.Lagjja Fermë vazhdon të konsiderohet një ndër zonat më të varfra të Cërrikut. Janë 150 familje që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe me banesa në gjendje të keqe. Prej vitesh këta banorë janë lënë te harruar, amortizimi total i rruges ka veshtirsuar akoma dhe me shum jetesen e tyre.

Fax web