David dhe Victoria Beckham thuhet se kanë arritur një marrëveshje 16 milionë dollarë me Netflix. Çifti i famshëm kanë nënshkruar për të xhiruar një shfaqje, ku do të tregojnë një anën e panjohur të jetës së tyre për publikun, duke filluar që nga fillimet e para të romancës së tyre.
“Do të tregojë një anë krejtësisht të ndryshme për Davidin, atë që publiku shumë rrallë mund ta shohë. Familja e tij kanë dokumentuar karrierën e tij që kur ishte i ri dhe kanë mbajtur informacione të gazetave, shkollës apo karrierës së tij përgjatë viteve. “, është shprehur burimi.
Seriali fillon me Davidin duke luajtur futboll me babain e tij si dhe përmban intervista nga e gjithë familja duke përfshirë fëmijët e tij Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Në fokus do të jetë dhe jeta e tij në ditët e sotme, duke përfshirë dhe ekipin e tij amerikan Inter Miami, si dhe gjithashtu dhe angazhimet e tij të bamirësisë. /abcnews.al