16 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Humbën jetën 26 persona, u plagosën 300 të tjerë

0
71

16 vite më pare 26 persona humbi jetën në një nga ngjarjen më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec.

300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi banesat në zonë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Më herët, gjykata në këtë pikë ka shpallur fajtorë ish-zyrtarë të tjerë, nëpunës dhe ish-ushtarakë.

SPAK, po ashtu ka deklaruar se ka kryer verifikime mbi procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe Meico tek shoqëritë e huaja Evdin me seli në Qipro dhe ‘AEY ” me seli në Florida.

 

Top Channel