Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• J. A., 32 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë;
• A. B., L. M., A. C. dhe E. M., pasi dyshohet se kanë kanosur shtetasin E. K. dhe kanë prishur qetësinë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet dhe po punojnë për shoqërimin e një të mituri, 16 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
• ndaluan shtetasen Xh. N., 27 vjeçe, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në Pikën Kufitare Morinë, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr duke djegur disa degë ullinjsh dhe shkurre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L. T., 33 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për gjashtë shtetas të mitur, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


