168 466 përfitues deri tani nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekë/Denaj: 11 mijë në Fier

0
293
Deri më sot 168 466 qytetarë shqiptarë kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekësh, e hartuar nga qeveria për t’i ardhur në ndihmë punonjësve të mbetur pa punë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar historinë e Almës, një prej 11 mijë përfituesve të Paketës së Zgjeruar në qarkun e Fierit.

“Alma, në një biznes bar-restorant është një nga 11 mijë përfituesit e Paketës së Zgjeruar në qarkun Fier. Deri më sot 168 466 qytetarë shqiptarë kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekë”, – tha Denaj.

“Nga ky biznesi ku ne jemi punësuar, kemi përfituar pagën e luftës, 40 mijë lekëshin. E kanë përfitua 5 persona, pasi aq jemi të punësuar”, – tha Alma.

Qeveria shqiptare gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19 hartoi dy paketa lufte. Paketa e parë iu drejtua biznesit të vogël, që u godit i pari nga kjo betejë, ndërsa paketa e dytë, iu drejtua punonjësve të punësuar në biznese me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë.

atsh