Policia ka arrestuar një person pas gjetjes së trupit të pajetë të 18 vjeçares pasditen e djeshme në det 700- 800 metra larg bregut të Velipojës.
Mësohet se i ndaluari është Indrit Bajraktari, 25 vjeç banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër
Sipas policisë vdekja e shtetases Enisa Dodës nga Burreli, po banuese në Bathore të Tiranës, kishte ardhur si pasojë e një aksidenti me motor uji.
Doli pas 2 oresh ne breg dhe la te mbytur adoleshenten- Nga hetimet mësohet se Indriti kishte hyrë në det me Enisën me një motor uji të mrrë me qera, dhe 2 orë e gjysmë më pas kishte dalë në breg pa motor uji duke lënë të mbytur në ujë 17 vjeçaren e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore. Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj” informoi policia e Shkodres.
Nderkohe sipas akt ekspertizes nga ana e mjekut ligjor, rezulton se vajza kishte shenjta dhune.
Ka qenë një peshkatar që ka parë trupin e pajetë të së resë dhe ka njoftuar policinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
ora news