17 vrasje masive që kanë tronditur Europën në dekadat e fundit

0
73

Sulmet masive të armatosura në Europë në dekadat e fundit kanë shkaktuar qindra viktima. Vetëm brenda 2 ditëve, 16 persona kanë humbur jetën në Serbi, në dy sulme me armë që kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Por cila janë vrasjet masive që kanë tronditur Europën gjatë dekadave të fundit?

Maj 1987 – Belgjikë

Michael van Wiendel, pasi plagosi vjehrrit e tij dhe vrapoi i hutuar në qytetin rural të Bogaarden, në jug të Brukselit, ku vrau gjashtë persona dhe qëlloi veten ndërsa policia i bënte thirrje të dorëzohej.

Gusht 1987 – Britani

Michael Ryan, një 27-vjeçar i apasionuar pas armëve, vrau 16 persona dhe plagosi 11 të tjerë në  Hungerford përpara se të qëllonte veten.

Korrik 1989 – Francë

Një fermer francez vrau 14 persona, duke përfshirë anëtarë të familjes së tij, në fshatin Luciol, afër kufirit me Zvicrën.

Shtator 1996 – Francë

Një 16-vjeçar vrau 16 persona në qytetin Coeur dhe më pas veten pas një debati me prindërit e tij.

Mars 1996 – Britani

Thomas Hamilton hyn në një shkollë fillore në Dublin, Skoci dhe vrau 16 fëmijë dhe mësuesin e tyre përpara se të vriste veten.

Prill 2002 – Gjermani

Robert Steinhäuser, 19 vjeç, hap zjarr në Erfurt pasi nuk donte të bënte provimin  e matematikës. Ai vrau 12 mësues, një administrator, dy nxënës dhe një oficer policie në shkollën e mesme Gutenberg përpara se të vriste veten, raporton abcnews.al.

7 nëntor 2007 – Finlandë

Pekka-Erik Auvinen vrau gjashtë shokë të klasës, infermieren e shkollës dhe drejtorin dhe më pas veten në një shkollë të mesme pranë Helsinkit.

23 shtator 2008 – Finlandë

Matti Saari hap zjarr në një shkollë profesionale në Kauhajoki, Finlanda veriore, duke vrarë nëntë studentë dhe një anëtar të stafit administrativ përpara se të vriste veten.

Mars 2009 – Gjermani

Një person i armatosur 17-vjeç vret nëntë nxënës dhe tre mësues në një shkollë pranë Shtutgartit dhe një person tjetër në një klinikë aty pranë. Më pas ai vritet në një shkëmbim zjarri me policinë. Dy kalimtarë të tjerë gjithashtu humbën jetën nga të shtënat, raporton abcnews.al.

Qershor 2010 – Britani

Derrick Bird hap zjarr në një seri qytetesh në Cumbria. Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 11 mbetën të plagosur. Autori më pas vrau veten.

Gusht 2010 – Sllovaki

Një person i armatosur vrau gjashtë anëtarë të një familje rome dhe një grua tjetër në Bratislavë, plagosi 14 të tjerë dhe më pas vrau veten.

Prill 2011 – Holandë

Tristan van der Vlies hap zjarr në një qendër tregtare në Riederhof, në jug të Amsterdamit, duke vrarë gjashtë persona përpara se të vriste veten.

Korrik 2011 – Norvegji

Anders Behring Breivik vrau gjithsej 77 persona, fillimisht 8 në një sulm me makinë bombë në një ndërtesë qeveritare në Oslo dhe më pas 69, kryesisht adoleshentë, në një kamp veror të të rinjve të Partisë Laburiste në ishullin Utoja.

Nëntor 2015 – Francë

Islamistët e armatosur me bomba sulmuan Bataclan, gjashtë bare dhe restorante dhe rrethin e Stade de France në periferi të Parisit, duke vrarë 130 persona dhe duke plagosur qindra.

 Korrik 2016 – Gjermani

18-vjeçari gjermano-iranian, i fiksuar pas vrasjeve në grup, vrau nëntë persona në Mynih.

Mars 2023 – Gjermani

Një person i armatosur në Hamburg vrau gjashtë persona përpara se të vriste veten në një sallë lutjesh të Dëshmitarëve të Jehovait.  8 persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një grua shtatzënë, raporton abcnews.al.

Maj 2023 – Serbi

13-vjeçari vrau tetë shokë të klasës dhe një roje sigurie në një shkollë të Beogradit. Dy ditë më vonë, një person i armatosur vrau tetë persona dhe plagosi 14 në një fshat afër Beogradit. Të dy autorët janë arrestuar.

/abcnews.al