18 aksidente rrugore në ditë, shefi i Urgjencës Kombëtare bën thirrje: Kujdes alkoolin, vendosni rripat

0
54

Sezoni veror dhe sidomos muaji korrik ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve rrugore ku janë shënuar deri në 18 aksidente rrugore në ditë.

Ndërkohë që mesatarja e aksidenteve krahasuar me të njëjtën periudhë ku janë regjistruar mesatarisht 9-10 është rritur këtë vit në 12 aksidente rrugore në ditë.

Shefi i Urgjencës Kombëtare doktor Skënder Brataj thotë se në këtë periudhë përveç shtimit  lëvizjeve dhe numrit të makinave në rrugë dëmi në njerëz është dhe më i madh pasi makinat mbushen me qytetarë që shkojnë në plazhe.

Për të mbrojtur fëmijët, por dhe veten Brataj këshillon qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit .

“Kujdes me alkoolin, vendosni rripat, vendosni sediljet e fëmijëve”, thotë Brataj.

Përveç humbjeve të jetëve në aksidentet rrugore janë shkak kryesor i personave te invalidizuar të cilët kane kosto jo vetëm për familjen, por për te gjithë shoqërinë.

 

Top Channel