Një ngjarje e rëndë është duke u hetuar nga autoritetet në Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 18-vjeçare me shtetësi italiane, e cila ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit, në një zonë plazhi përballë një hoteli në lagjen nr. 13 të qytetit.
Në dëshminë e saj, e dhënë në prani të një psikologeje.Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe alkool. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05:30 afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar 18-vjeçarja italiane.
Raportohet se vajza ka shfaqur edhe shenja të dukshme lëndimesh, të cilat janë dokumentuar nga mjekësia ligjore.
Nga ana tjetër, Leonardo Preza, 26 vjeç, person me precedent penalë për vepra të mëparshme si armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, u arrestua në flagrancë pas identifikimit nga policia.
Në dëshminë e tij të dhënë në komisariat, Preza ka pohuar se ka kryer marrëdhënie me vajzën, por sipas tij gjithçka ka qenë konsensuale.