Teksa numri I të infektuarve me koronavirus në bashkinë e Elbasanit vijon të rritet çdo ditë me raste të reja kjo nuk duket se I ka “trembur” qytetarët të cilët vijojnë të thyejnë rregullat e distancimit social dhe po ashtu të mos lëvizin me maska mbrojtëse.
Interesi I qytetarëve për të blerë maska ka rënë dhe kjo konfirmohet edhe nga farmacistët të cilët jashte kamerave shprehen se kërkesat ishin më të larta gjatë karantinës sasa tani që Covid-19 është përhapur gjërësisht.
Nga ana tjetër ata janë dakort me propozimin e qeverisë për të vendosur gjoba për maskat .
Aktualishtt në bashkinë e Elbasanit janë 34 raste active me covid-19 nga të cilët 11 personel mjeksor në spitalin rajonal Xhaferr Kongoli ,dhe po ashtu të infektuar ka edhe në rradhët e Drejtorisë së Policisë si dhe institucione private.
Elbasaniflash.al