Efektivët e policisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e armës me të cilën 19-vjeçarja ka vrarë babain e saj. Ajo kishte deklaruar se e ka hedhur, por por pistoleta ende nuk është gjetur nga uniformat blu.
Në armë pritet të zbulohen dhe hetohen gjurmët e personave që mund të jenë përfshirë në krim, pasi dyshohet që krimi ka edhe bashkëpuntorë.
Hygerta Meta është rikthyer në vendin e krimit, në banesën e saj në fshatin Shënavlash të Durrësit për të treguar para hetuesve dinamikën e ngjarjes.