2 të vdekur nga koronavirusi në Elbasan, pacientët ishin shtruar në spitalet covid në Tiranë

0
213

Koronavirusi mori sot dy jetë në Elbasan. Gazetari i “ABC”-së Aldo Kozarja raporton se viktimat janë një 59-vjeçare dhe një 67-vjeçar, të cilët kishin disa ditë të shtruar në spitalet covid 1 dhe 2 në Tiranë, ku po mjekoheshin, por nuk arritën që të fitonin luftën me sëmundjen.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Elbasan shkon në 80 me 2 fatalitetet e sotme.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 14 humbje jete nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu sipas ministrisë së Shëndetësisë edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë./ db/Abcnews.al