2 vite hetime/ Trafikonin drogë, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, dhjetëra të arrestuar

0
85

Një grup kriminal, i cili merrej me trafikun e kanabisit u shkatërrua në Belgjikë ndërsa në pranga përfunduan 18 persona shumica shqiptarë.

Sipas të dhënave nga policia Belge pas një hetimi  2-vjeçar operacioni u ndërmor brenda 24 orëve dhe u sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash.

Gjithashtu janë konfiskuar llogari bankare me vlerë afro 70,000€, si u sekuestrua edhe një orë Rolex apo dhe sende të tjera luksi. Në total u ushtruan 21 kontrolle dhe policia mundi të sekuestrojë 600 rrënjë kanabis dhe 800 gramë të tjera të paketuara.

Sera e hashashit u zbulua në Verviers në Belgjikë ndërsa në operacion u përfshinë 160 policë.21 kontrollet u kryen në zona të ndryshme ku u arrestuan 18 persona ndërkohë është prerë urdhër-arresti për 5 persona të tjerë.

Prokurori tha se ky aksion vërtetoi ekzistencën e trafikut të drogës që ky grup kriminal bënte prej të paktën një periudhe 4-vjeçare. Sipas prokurorisë grupi kriminal ushtronte aktivitetin e tij në Belgjikë me dokumente të falsifikuara kryesisht Italiane dhe Sllovene.