Më datë 19.07.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Rëmenj, Pogradec, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi dhe shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.