20 vjeçari shqiptar “sfidon” hapur ligjin, kultivoi kanabis në ish-Gjykatën e Magjistraturës në Britani

0
122

Një 20-vjeçar ka pranuar se po rriste kanabis në një fermë të madhe droge të gjetur brenda një gjykate të magjistraturës.

Ilidion Brahaj, 20 vjeç, pa vendbanim të caktuar, doli para Gjykatës Chester Croën të ​​mërkurën ku u deklarua fajtor për akuzën e prodhimin të një droge të klasit B.

Akuza lidhet me zbulimin e një ferme kanabisi me më shumë se 1000 bimë brenda ish Gjykatës së Magjistraturës Halton në Northëay në Runcorn, në periudhën shtator – nëntor 2021.

Oficerët nga policia e Cheshire basitisën godinën e ish-gjykatës dhe gjetën aty 1,022 bimë kanabisi.

E gjithë skema u zbulua nga disa gjethe kanabisi të thara në kapakët jashtë ndërtesës së braktisur të gjykatës, shkruan media e huaj.

Gjykata e Magjistraturës Halton u mbyll nga Ministria e Drejtësisë (MD) të premten, më 13 janar 2017, si pjesë e një ristrukturimi për uljen e kostove që pritej të kursente 350,000 £ në vit.

20 vjeçari shqiptar "sfidon" hapur ligjin, kultivoi kanabis