Kërkesa për tu punësuar si dado, e ka përballur një vajzë 24-vjeçare nga Modena në Itali me një ofertë të pazakontë.
Pas një shkëmbimi mesazhesh me punëdhënësin e pretenduar, vajzës iu ofruan 200 euro në orë në rast se pranonte që punën e dados ta bënte duke u veshur me rroba seksi.
Qasja e punëdhënësit ndaj 24-vjeçares nisi me një ofertë pune shumë normale si kujdestare fëmijësh, por dialogu avancoi shpejt te oferta e padëgjuar.
“Fillon nga 10 euro në orë, por nëse jeni e interesuar të fitoni më shumë, ekziston mundësia që të pastroni me veshje seksi dhe të vëzhgoheni gjatë kësaj kohe, Aty do të vendoset çmimi i ri. Varet se si jeni veshur. Ka mundësi të merrni 200 euro për një orë”, thuhej në mesazh.
Pas kësaj e reja e denoncoi personin që i bëri ofertën në polici, ndërsa historia u bë publike nga babai i vajzës, i cili ka publikuar pamjet e bisedës përmes chat-it në rrjetet sociale.