Në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme nisi të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.
sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.
Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Skyecc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri.
Arjani më tha se bahej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte. Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe për të ma sjellë të gjallë.
Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.