Fundi i verës është shoqëruar me një rritje të numrit të personave të cilët janë prekur nga virozat e stinës. Në urgjencën e spitalit të Elbasanit arrijnë deri në 200 paraqitejet ditore të pacientëve të cilët shfaqin probleme me shëndetin . Sipas mjekëve të urgjencës rikthimin në shkolla u shoqërua edhe me një rritje të përhapjes së virozave.
Veç rasteve më virozat e stinës mjekët kanë hasur edhe një rrite të numrit të personave që preken nga Covid-19 por që situate nuk paraqitet problematike.
Sipas specialistëve të shëndetësisë mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi apo ftohjet e ndryshme është vaksinimi që rekomandohet sidomos për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike.
Sinkron
Mjekët bëjnë apel që të mos neglizhohen simptomat e gripit pasi mund të kthehen në burim për problematika më të mëdha. Këshillimi me mjekun e familjes dhe mbajtja e maskave në ambiente me shumë njerëz rekomandohen për të qenë më të sigurtë gjatë muajve të dimrit që do të vijnë