2023 përrallë e vjetër apo fund i lumtur?

0
112

Nga Erion Murataj

E pra, filloi dhe një cikël i ri 365 ditor.
Ska asnjë dyshim që si çdo fillim ka pikëpyetjet e tij brenda.
Kjo në fakt është në dorën e secilitdo për fatin personal dhe në dorën e secilitdo për fatin e përbashkët.
2023 ka hyr plot etapa por padyshim është vijimi i një maratone 33-vjeçare për Elbasanin, Shqiperinë e shqiptarët.
Përralla e vjetëruar e atyre që kanë sjellë veç skamje e mjerim padyshim qëndron mbi koka dhe për ca kohë.
Por?
Mund të zgjedhin ta kthejmë në një fillim të ri duke filluar nga vetja për punët e përditeshme të Elbasanit dhe atyre që do duhet ti përcjellin ato për ne.
E nisur nga kjo nuk besoj se ka dyshime se njerzit e duan ndryshimin.
Por..!
Duhet ta zgjedhin atë.
Duhet të harrojnë përrallën e vjetër që si ninullë halli vë në gjumë çdo katër vjet një shoqëri që lëngon dhe gjen qetësi tek thesi miellit apo 5 mijë lekshi i të panderëve që janë të denjë për personazhe si shtrigat e përrallave.
Të paktën fëmijet s’duhet ti lëmë në këtë agoni që po na spastron e detyron të ikim duke lënë në Elbasan e Shqipëri vetem shtrigat dhe të helmuarit nga mollët e tyre çdo 4 vjet.
Do duhet të zgjedhim nëse 2023 do jetë vazhdim i përrallës së vjetër apo një fillim i ri me fund të lumtur .
Këtë ndarje do duhet ta bëjë secili për vete dhe secili për të gjithë.
Në të kundërt do festoni 2023 duke parë gjelin me dylbi pasi dhe pamjet do ti këtë me pagese në 2024.
Mirë është të ndahemi nga përralla e ti mesojmë fëmijeve e të rinjve që me sakrificë e punë mund të gjejnë të ardhme këtu .