2024 tashmë ka mbërritur në Zelandën e Re – Fishekzjarret ndriçojnë qiellin e Auckland (VIDEO)

0
121

Me një shfaqje pesëminutëshe me fishekzjarre, në Zelandën e Re, e veçanërisht në Auckland, filloi numërimi mbrapsht për të pritur Vitin e Ri, pasi është qyteti i parë i madh që feston ardhjen e vitit të ri pak më parë.

Mijëra u mblodhën në Sky Tower për të shijuar fishekzjarrët spektakolare që e kthyen natën në ditë në qiell.

Ardhja e vitit 2024 shkaktoi entuziasëm dhe duartrokitje nga festuesit.

Auckland në ishullin verior të Zelandës së Re, është zona më e madhe urbane në Zelandën e Re me 1,377,000 banorë.

Planifikimi për shfaqjen e veçantë me fishekzjarrëve filloi gjashtë muaj më parë.

Kiribati vendi i parë që mirëpret vitin e ri
Megjithatë, Ishujt Kiribati u bënë pjesa e parë e planetit që mirëpriti Vitin e Ri, megjithëse nuk ishin planifikuar ngjarje të mëdha në ishullin e tyre kryesor, Kiritimati