Interi po përballet me një fazë të ndërlikuar, ku rezultatet nuk pasqyrojnë cilësinë e lojës. Dy humbjet brenda tre ndeshjeve — derbi dhe disfata dramatike kundër Atletikos këtë të mërkurë — kanë rikthyer djemtë e Kivut në krizën e tyre identitare. Skuadra luan ndaj çdo rivali me intensitet dhe organizim, por ndalet sistematikisht përpara rezultatit: të pesë humbjet e këtij sezoni kanë ardhur pa qenë ndonjëherë dukshëm inferiorë në fushë. Shifrat e vitit 2025 janë alarmante: vetëm 2 fitore në 17 ndeshje të mëdha kundër Milanit, Napolit, Juventusit, Romës dhe gigandëve të Champions-it si Bajern, Barcelona dhe PSG.
Suksesi i fundit në një superpërballje daton tetorin e kaluar kundër Romës, ndërsa ndaj “tre të mëdhave” italiane zikaltërit nuk fitojnë që nga derbi i 22 prillit 2024, ai i yllit të dytë. Kjo mungesë fitoreje kundër rivalëve të drejtpërdrejtë ngrit pikëpyetje të forta mbi nivelin kompetitiv të Interit. Kivu duhet të ndryshojë prirjen sa më shpejt nëse dëshiron të shkojë larg në Champions dhe të qëndrojë realisht në garën për trofetë më të rëndësishëm.
Humbjet e këtij sezoni në Serie A, sidomos ato ndaj Juventusit, Napolit e Milanit ishin thuajse fotokopje për nga mënyra se si zikaltrit u ndëshkuan. Skuadra e Chivu dominoi në aspektin e lojës ndaj kundërshtarit, por pavarësisht kësaj nuk mundi dot të dale me pike nga këto ndeshje Një skuadër që po krijon më shumë volum loje, po luan më bukur se sa Interi i Inzaghit i një sezoni më parë, por rezultatet nuk po vijnë. Njësoj si edhe sezonin e kaluar, Interi vuan të fitojë me skuadrat e mëdha. Një sëmundje, ilaçin ndaj së cilës tekniku rumun ende nuk e ka gjetur, të paktën deri më tani.


