Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti socialist mësohet se ka dëshmuar per 21 janarin.
Pas daljes nga SPAK, Çuko tha se “janë vrarë 4 veta në Bulevard, nuk mund të lihen kaq kollar në harresë”.
Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.
Nga deputet i PS, Çuko mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik 2017 dhe u largua nga kjo detyrë pas gati 1 viti, teksa u arrestua për korrupsion pasiv, në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Burgjeve.