21-vjeçarja denoncon të riun: Më përndjek, ka hapur llogari me të dhënat e mia

0
664

Një 21-vjeçare ka denoncuar një 33-vjeçar në Orikum, pasi sipas saj, ai e përndiqte. Madje, i riu i ka hapur dhe llogari në rrjetet sociale me të dhënat e të resë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme