22 vite nga 11 shtatori, 150 fëmijë nuk i njohën asnjëherë baballarët, ranë në detyrë

0
108

150 fëmijë nuk i njohën asnjëherë baballarët e tyre që u vranë në sulmin terrorist në SHBA. Aleksa është një prej tyre që çdo vit kujton të atin që ishte zjarrëfikës. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë, ndërsa vajza apelon që sakrifica e punonjësve të rendit dhe zjarrëfikësve të mos harrohet asnjëherë

Kur kullat binjake në shtetet e bashkuara të amerikës u rrëzuan, aleksa ishte ende në barkun e nënës. Çdo 11 shtator kthehet se bashku me nënën dhe familjen në nju jork për të kujtuar babanë I cili mbeti nën rrënojat e ndërtesave që ranë prej sulmit terrorist

Jam rritur duke menduar për të në çdo ditë. Babai ishte një zjarrëfikës dhe vdiq si hero në kullat binjake. Por trupi I tij nuk është gjendur asnjëherë, shprehet ajo për tgcom, 24 sot në moshën 21 vjeçare.

Alexa Smagala është një prej 105 fëmijëve që në atë kohë nuk kishin ardhur ende në jetë dhe që u rritën pa babanë. Sot ajo studion në universitetin e floridës ku shpreson të bëhet logopediste dhe ëndërron të punojë me fëmijët.

Sakrifica e tij, dhe ajo e shumë yjarrëfikësve dhe policëve që ranë viktimë si ai nuk duhet të harrohet, shotë e reja.

Më tej ajo thotë se në bruklin është ende dollapi i babait të saj. “është vendi I fundit ku ai ka qenë para se të vdiste. Kalonte pjesën më të madhe të kohës aty. Pasqyrë moj pasqyrë në mur kush është më e bukura nga të gjitha? Je ti Stan. Ishte një shaka prej kolegëve. Bënin shaka me të pasi ishte I bukur, thotë ajo më tëj

Babai i Alexa Smagala ishte Stanley Smagala, i cili ishte 36 vjeç kur u sulmuan kullar dhe ishte më I vogli nga shtatë vëllëzërit. Pikërisht atë ditë ai nuk ishte në turn. Por e kishte ndërruar me një kolegun e tij, pasi nëna duhet të bënte ekogracinë një ditë më pas por nuk donte të shkonte e vetme.

Ai nuk e mësoi asnjëherë se do të kishte një vajyë, pasi ra në përpjekje për të ndihmuar sa më shumë persona që ndodheshin në zonën e përfshirë nga shpërthimi. Nga sulmi terrorist në amerikë mbetën 2977 viktima dhe rreth 6 mijë të tjerë u plagosën