22-vjeçari denoncon në polici: Kanë hapur llogari në ‘Tik Tok’ me emrin tim

0
16

Teksa rrjetet sociale janë gjithmonë e më të përdorura nga moshat e reja, Policia e Shkodrës ka marrë një denoncim të pazakontë nga një i ri. “Kanë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta në emrin tim”, ka thënë 22-vjeçari.

Bëhet fjalë për një kallëzim që ka të bëjë me Tik Tok-un.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 22 vjeçar, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e tij ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.