22 vjeçarja në Elbasan akuzon fshqinjin se e ka ngacmuar seksualisht

0
3318

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas l

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin K. N., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi në këtë Komisariat, ka kallëzuar një shtetase 22 vjeçe, se shtetasi K. N. (fqinj), e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.

Po nga keta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., banues në fshatin Bradashesh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur disa mbetje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.