Një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal rrugor të ndodhur në Greqi.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së premtes në rajonin e Atikës. Sipas mediave greke, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori në aksident.
Automjeti që ai drejtonte, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse. Si pasojë, 23-vjeçari mbeti i bllokuar në mjet dhe u desh ndërhyrja e pesë zjarrfikësve për nxjerrjen e tij. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.
/vizionplus.tv


