“25 prilli”, maxhoranca braktis mbledhjen, rikthehet pas disa minutash

0
152

Maxhoranca ka braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit pas debateve me opozitën. Që në nisje të mbledhjes palët kanë pasur mosdakordësi sa i takon rregullores për mbarëvajtjen e punës.

Pas shumë debateve, dhe pasi arritën të miratonin rendin e ditës, PS-ja është larguar nga mbledhja. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës e kanë vijuar mbledhjen vetëm derisa maxhoranca është rikthyer sërish pas disa minutave.

Diskutimet para largimit të përfaqësuesëve të PS:

Klotilda Bushka: Kam kërkuar të drejtën time të shpjegoj votën kundër. 5 minuta pushim atëherë meqë doni të vazhdoni përsëri në shkelje

Enkelejd Alibeaj: Këtë komision e drejtoj unë dhe i kam  dhënë fjalën Bardhit për të vazhduar

Tonin Gogu: Kërkoj 5 minuta pushim që mbledhja të vijë në kufijtë e ligjshmërisë

Enkelejd Alibeaj: Të mos e konsiderojmë si ikje këtë, është kërkesë e pastër për ta bojkotuar