Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës.
Një 22-vjeçare është gjetur dje pa shenja jetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Më datë 16, pra dy ditë më parë, familja e të resë ka bërë kallëzim në polici për largimin e saj nga banesa.
Njoftimi:
Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës,
familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Shtetësja e mbytur në kanalin e Hec/it të Orgjistit Meltine Osmanaj e moshës 26 vjeçe ishte nënë e një vajze dy vjeçe, e cila kishte lindur në fshatin Orgjost.
Paraprakisht mendohet se një konflikt me bashkëshortin e saj ( ky i fundit donte të bënte një vizite tek një i afërmi i tij, vëllau apo miqt e vëllaut të tij, është kundërshtuar nga ana e viktimës)kundërshtim i cili ka quar në ndërmarrjen e aktit ekstrem të vetmbytjes së gruas së re.
Sipas banorëve dhe familjarëve të fshatit Kosharisht çifti nuk kushte probleme dhe zënka, ata ishin martuar para tre-katëe vitesh, akti i ka trënditur ata.
Gjithësesi grupi hetimorë ka marë në pyetje bashkëshortin dhe familjarët e viktimës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe po hetohet në disa pista: ajo e vetmbytjes,rëndesës së kushteve psikike të viktimës apo detyrimit e shtrengimit nga përsona të tjerë për të marrë vendimin fatal për tu hedhur në kanalin e Hec-it të fshatit Orgjost.