27-vjeçari shqiptar tenton t’i japë fund jetës, qëllon veten 8 herë me thikë

0
88

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Novobërdë, ku një 27-vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke therur veten me thikë.

Burime nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur për sinjalin se viktima është dërguar në këtë qendër për shkak të gjendjes shëndetësore. I riu po dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke goditur veten 8 here me thikë në stomak.

Spitalin e Policinë i njoftoi babai i tij, i cili i shqetësuar kërkoi ndihmë për të birin.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për rastin.