28 orë not nga Brindisi drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret sfidën, dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore

0
354

Pas më shumë se 24 orësh not, nga Brindizi drejt Vlorës, avokatja Eva Buzo ka nisur të shfaqë problemet e para gjatë sfidës së saj.

Buzo ka shfaqur probleme në të folur dhe kripë të tepërt, megjithatë avokatja shqiptare po vijon sfidën e saj dhe në asnjë moment nuk i është afruar varksë që po e ndjek në rrugëtimin e saj drejt Vlorës, për të kërkuar ndihmë.

Buzo vijon të notojë nën shoqërinë e ekipit, i cili monitoron edhe gjendjen e saj, por që asaj nuk i lejohet të prekë mjetin e shoqëruesve të saj.

Përmes videove shihet momenti kur ajo merr ushqim por pa e prekur mjetin lundrues.

Eva ka vijuar pa ndërprerje notin edhe gjatë orëve të natës dhe pritet që në orët e mbrëmjes të mbërrijë në brigjet e Vlorës./abcnews.al